Identifikohet e dyshuara që vodhi 30 mijë euro në Prizren

Identifikohet e dyshuara që vodhi 30 mijë euro në Prizren

Policia në Prizren, më 13 shtator është njoftuar për një vjedhje të rëndë në vlerë 30 mijë euro.

Ndërsa sot është bërë e ditur se ka arritur që të identifikojë një grua të dyshimtë dhe kanë arritur që t’i gjejnë edhe 14 mijë euro


Me urdhër të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt, ka bërë të ditur policia.

Prizren, 23 Shtator 2022-Me datë 13 Shtator 2022, në  Stacionin Policor Prizren  është raportuar për një vjedhje të rëndë. Viktima e  rastit që gjendet me banim të përkohshëm jashtë shtetit , ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur  30000 (tridhjetë mijë ) euro nga shtëpia e tij  në Prizren. Pas një punë të mirë hetimore hetuesitë Stacionit Policor Prizren kanë arrit që të  identifikojnë të dyshimtën  dhe ti gjejnë 14000 (katërmbëdhjetë mijë ) euro fillimisht. Policët hetues  kanë vazhduar hetimet  në ditët në vazhdim dhe me datë 22.09.2022 kanë arrit që ti gjejnë edhe 9400 euro (nëntëmijë e katërqind ). Pas intervistimit të dyshimtës,  me urdhër të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt.

Lexo edhe

Video