Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të tre të zhdukurve
Dëgjoje me zë...
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të tre të zhdukurve
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se janë identifikuar mbetjet mortore (eshtrat) e tre viktimave të luftës, të cilët figuronin në Listën e Personave të Zhdukur.
Bëhet fjalë për Bali Pajazit Gashin, Fadil Shaban Elezajn dhe Masar Ymer Dushin, të cilët u identifikuan së fundmi përmes analizës shkencore të ADN-së.
Sipas njoftimit, mbetjet e tyre mortore janë zhvarrosur nga varreza masive në Bishtazhin, ndërsa rivarrimi do të bëhet të premten, më 27 shkurt 2026, në Klinë, sipas kërkesës së familjarëve.
Ceremonia e rivarrimit organizohet nga Komuna e Klinës, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Agjenda e ceremonisë: 11:30 – 12:30 – Homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, Klinë. Nga ora 13:00 – Akademi Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” dhe prej orës 14:00 bwhet rivarrimi në Varrezat e Dëshmorëve, Kodra e Kuqe – Zajm, Klinë.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe ka riafirmuar përkushtimin për vazhdimin e përpjekjeve në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.