Ibrahimovic raportohet se ka refuzuar ftesën e Suedisë

Ibrahimovic raportohet se ka refuzuar ftesën e Suedisë

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka refuzuar ftesën nga Suedia për të përfaqësuar vendin e tij gjatë Ligës së Kombeve, raporton mediumi italian “Football Italia”.

40-vjeçari është i angazhuar duke e ndihmuar Milanin që ta fitojnë titullin e tyre të parë në Serie A që nga viti 2011 me vetëm një pikë të nevojshme në ndeshjen e tyre të fundit të sezonit..

Liga e Kombeve fillon dy javë pas përfundimit të sezonit dhe burimet i kanë thënë mediumit në fjalë se, ndërkohë që Ibrahimovic ishte i prirur të kontribuonte, ai e ka refuzuar thirrjen pas një sezoni ku përjetoi shumë dëmtime, përcjellë KosovaPress.


Megjithatë, burimi theksoi se vendimi nuk ka asnjë ndikim në të ardhmen e sulmuesit me vendin e tij dhe, siç janë gjërat, ai do të jetë sërish i disponueshëm për përzgjedhje në të ardhmen.

Ibrahimovic ka 121 paraqitje për Suedinë dhe ka shënuar 62 gola. Ai përfaqësoi vendin e tij në Kupat e Botës 2002 dhe 2006, si dhe në Euro 2004, 2008, 2012 dhe 2016.

Suedia është në Grupin B të Ligës së Kombeve dhe e nis fushatën e saj me një vizitë në Slloveni më 2 qershor. Norvegjia dhe Serbia janë gjithashtu në grupin e tyre.

Lexo edhe

Video