Ibrahimoviç i uron vetes ditëlindjen, por shikoni dhuratën që ka blerë

Ibrahimoviç i uron vetes ditëlindjen, por shikoni dhuratën që ka blerë

Zlatan Ibrahimoviç sot i ka mbushur 39 vite dhe ashtu siç vetëm ai di të bëjë, sulmuesi suedez ia ka uruar vetes ditëlindjen duke blerë një makinë të re të tipit Porsche, shkruan KosovaPress.

Sulmuesi suedez i ka blerë vetes një makinë të tipit Porsche 911 Heritage dhe fotografinë e ka ndarë me 44.5 milionë ndjekësit e tij në Instagram.

“Urime ditëlindja Zlatan.”, ka shkruar ai në profilin e tij.


Megjithatë, Ibra nuk mund ta vozisë ene veturën e tij të re pasi po qëndron i izoluar në shtëpi pasi para pak ditësh rezultoi pozitiv me Covid-19.

Suedezi është një koleksionist i veturave dhe tashmë ai posedon në garazhin e tij një Volvo C30 T5, një Volvo C40 T5 një Audi RS6 Avant, një Maserati Gran Turismo dhe një Porsche 918 Spyder.

Vitin e kaluar kur ai mbushi 38 vite, bleu një Ferrari Monza SP2 që i koshtoi 1.5 milionë euro.

Lexo edhe

Video