“Ibrahimovic është një 40 vjeçar”, Calhanoglu thumbon Zlatanin pasi fitoi Serie A me Milanin

“Ibrahimovic është një 40 vjeçar”, Calhanoglu thumbon Zlatanin pasi fitoi Serie A me Milanin

Ylli turk i është kundërpërgjigjur Zlatan Ibrahimovicit pasi ai u tall me të gjatë festimeve të titullit të “Rossonerëve”.

Calhanoglu ka thumbuar publikisht Ibrahimovicin, lojtar me të cilin ndante dhomën e zhveshjes gjatë kohës së tyre së bashku në Milan, në përgjigje të komenteve të sulmuesit për festimin e titullit.

40 vjeçari u pa duke u tallur me mesfushorin turk së bashku me tifozët pasi zemëroi tifozët e Milanit me kalimin e tij gjatë verës te “Nerazzurret”, përcjell KosovaPress.

Calhanoglu u largua nga skuadra e Piolit verën e kaluar si lojtar i lirë duke kaluar te ekipi i Inzaghit, me ish-yllin e Hamburgerit dhe Leverkusenit që pranoi publikisht se ai kaloi te rivalët e qytetit për të fituar “Scudetton”.

Fatkeqësisht për të, më pak se një vit më vonë, ishte Milani ai që u kurorëzua kampion i Italisë, pasi që ngriti titullin e Serie A pasi mposhti Interin në krye me dy pikë në tabelë.


Calhanoglu duket se nuk i kanë pëlqyer veprimet e Ibrahimovicit pasi turku ka dalë dhe ka thumbuar publikisht yllin suedez.

Sipas mesfushorit të Interit, ish-golashënuesi i Manchester United dhe PSG është i fiksuar pas të qenit në qendër të vëmendjes, një akuzë me të cilën shumë mund të pajtohen. Për më tepër, ndërkombëtari turk ishte i shpejtë për të vënë në dukje statistikat e Zlatanit këtë sezon, duke argumentuar se ai mezi luajti një rol në suksesin e titullit të Milanit, pasi kishte një sezon përplot me lëndime.

“Ibrahimovic është një 40 vjeçar, jo 18, kështu që unë nuk do ta bëja një gjë të tillë në moshën e tij. Ai thjesht pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Ai nuk kontribuoi në Scudetto këtë sezon, ai mezi luajti, por do të bëjë gjithçka për të qenë në fokus gjithsesi.”, tha ai për “Tivibu Spor”.

“Përveç kësaj, është ai që më thërret gjithmonë, më kërkon të dal për darkë ose për një shëtitje me motor. Ai ka shkruar edhe për mua në librin e tij. Ai duhej të shkruante diçka, përndryshe do të ishin faqe të zbrazëta”, shtoi më tej Calhanoglu.

Ndërsa Ibrahimovic nuk ishte në gjendje të ishte një prani e vazhdueshme në skuadrën fituese të titullit të Piolit, golashënuesi veteran megjithatë luajti rolin e tij. Suedezi bëri 23 paraqitje në Serie A dhe shënoi tetë gola, duke përfshirë golat vendimtare kundër Lazios dhe Romës në gjysmën e dytë të sezonit.

Lexo edhe

Video