Zlatan Ibrahimovic dëshiron të jetë lojtari i 13-të i Milanit këtë sezon dhe zbulon se i tha Alvaro Moratas se numri 9 i kuqezinjve është “më i miri” që mund të ofrojnë.
Ibrahimovic foli shkurtimisht me mediat përpara miqësores së Milanit kundër Manchester Cityt, raporton KosovaPress.“I thashë se Milani është një vend ideal dhe se pozicioni nr. 9 është më i miri që mund të ofrojmë, me lojtarë si Pulisic, Rafael Leao dhe Chukwueze rreth tij”, tha Ibrahimovic.
“Ne duam vetëm ta bëjmë atë të lumtur, kështu që ai do të performojë më mirë. Nuk njoh një lojtar që është i pakënaqur këtu, ku duhet të fokusohesh vetëm te futbolli. Jemi super të sigurt dhe super optimistë, e mirëpresim krahëhapur. Dua të jem lojtari i 13-të i Milanit në fushë. Tifozët janë të 12-të dhe unë jam i 13-ti”, tha më tej Ibrahimovic.
Milani do të përballet me Manchester Cityn, Real Madridin dhe Barcelonën gjatë turneut të kampionëve të futbollit, ndërsa kuqezinjtë do të bëjnë debutimin e tyre në Serie A 2024-25 kundër Torinos më 17 gusht.