Ibrahimovic dhe Lewandowski në luftë për një biletë drejt “Katar 2022”, ja formacionet zyrtare të Polonisë dhe Suedisë

Ibrahimovic dhe Lewandowski në luftë për një biletë drejt “Katar 2022”, ja formacionet zyrtare të Polonisë dhe Suedisë

Sot me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Polonisë dhe asaj të Suedisë, e vlefshme kjo për fazën kualifikuese drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Në fazën e fundit të kësaj gare, Polonia tejkaloi pa luftë pas largimit të Rusisë nga Botërori për shkak të sanksioneve në lidhje me luftën në Ukrainë, kurse Suedia e eliminoi Republikën e Çekisë me rezultati minimal 1:0, përcjell KosovaPress.

Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në qershor të vitit 2021, ku asokohe Suedia e mposhti me rezultat të ngushtë 3:2 Poloninë.


Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët tani kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Polonia (3-4-2-1): Szczesny; Bednarek, Glik, Bielik; Bereszynski, Moder, Goralski, Cash; Szymaski, Zielinski; Lewandowski

Suedia (4-4-2): Olsen; Krafth, Lindelof, Danielson, Augustinsson; Kulusevski, Karlstrom, Olsson, Forsberg; Isak, Quaison

Lexo edhe

Video