Ibrahimi zbulon se çka u propozua në takimin e Ambasadës së SHBA-së
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi e ka vlerësuar konstruktiv takimin e sotëm për Asociacionin të organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

Ibrahimi tha se gjatë takimit është vërejtur gatishmëri për të gjetur zgjidhje për çështjen e Asociacionit. “Si mund të funksionojë ky mekanizëm në praktikë. Si mund të funksionojë Asociacioni sipas kornizës ligjore të Kosovës, dhe si do të t’i trajtojë ky mekanizëm çështjet që kanë të bëjnë me shëndetësinë, arsimin e zhvillimin ekonomik”, tha Ibrahimi ishin propozimet që u biseduan në organizimin e sotëm.

“Pritjet në këtë takim kanë qenë të mëdha. Mirëpo, edhe ambasadori Hovenier në fillim tha se s’jemi këtu të diskutojmë rreth ndonjë statuti të ri të mekanizmit të Asociacionit. Edhe një herë e dha qëndrimin e tij, për përkrahjen ndaj Kosovës. Gjithashtu, edhe një herë e rikthesoj se cdo mekanizëm që mund të formohet sa i përket bashkësisë së komunave serbe, do të jetë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës. Edhe një herë mund ta konfirmojë që SHBA-të janë djep i demokracisë”, tha Ibrahimi./Gazeta10

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024