Ibrahim Raisi zgjidhet president

Ibrahim Raisi zgjidhet president

Kreu konservator i gjyqësorit iranian, Ebrahim Raisi fitoi sot zgjedhjet presidenciale në vend, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme iraniane.

Sipas të dhënave të para, Ebrahim Raisi ka marrë mbi 17,8 milionë vota, thënë ndryshe 62% të tyre.

Rreth 3,3 milionë vota i mori një tjetër konservator, Mohsen Rezai dhe më pak se një milion të tilla deputetin Amirhossein Hashemi-Ghazizadeh.


Raisi, 60 vjeç, pason presidentin e moderuar Hasan Rohani.

Kjo do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm të drejtimit për qeverinë iraniane pas tetë viteve nën presidencën e Rohanit.

Rezultatet përfundimtare priten më fundjavë.

Presidenti i ri do të betohet në gusht.

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: