Ibra zbulon telefonatën me Nasser El Khelaifin dhe ofertën që ia bëri

Ibra zbulon telefonatën me Nasser El Khelaifin dhe ofertën që ia bëri

Pas ndeshjes ndaj Genoas të cilën Milani e fitoi me rezultat 3-0, sulmuesi Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ai është duke e menduar opsionin për ta vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër.

Ai deklaroi se rinovimi i kontratës së Stefano Piolit mund të jetë njëra nga arsyet që e motivon atë për të vazhduar qëndrimin te “Rossonerët”, përcjellë KosovaPress.


Por, bashkëpunimi i Ibras me Milanin ka mundur të shkëputej shumë lehtë në verën e këtij viti kur ai ishte në fund të kontratës së tij.

Këtë e ka konfirmuar vetë sulmuesi suedez në librin e tij “Adrenalina” i cili ka zbuluar se në atë kohë e kishte telefonuar presidentin e PSG-së Nasser El Khelaifin të cilit i kishte thënë se nëse nuk e vazhdon kontratën me Milanin është i gatshëm ta marr rolin e drejtorit sportiv në PSG me premtimin se do t’ia rregullonte skuadrën.

“Verën 2021 iu ofrova PSG-së si drejtor sportiv. E thirra Nasserin (presidentin) dhe i propozova duke i thënë: Nëse nuk rinovoj kontratën me Milanin, do të vij në PSG dhe do të rregulloj skuadrën tënde. Ai qeshi por nuk tha jo”, shkruan Ibra në librin e tij.

Lexo edhe

Video