Ia vë zjarrin hamullores së tij, arrestohet nga policia

Ia vë zjarrin hamullores së tij, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Gojbulë të Vushtrrisë shtetasin kosovar Z.D. (67), për zjarrvënie në hamulloret në arën e tij.

Paraprakisht patrulla policore rreth orës 13:40, në fshatin Gojbulë, ka vërejtur një zjarr në një hamullore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e  hetimeve dhe  zjarrfikësit të cilët kane arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Pas lokalizimit të zjarrit dhe evitimit të rrezikut të përgjithshëm, nga policia është kontaktuar prokurori i cili ka urdhëruar që të intervistohet i dyshuari Z.D., dhe ndaj tij të iniciohet rasti shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.


Përndryshe policia në Rajonin e Mitrovicës sot si dhe ditëve të kaluara, kanë ndërmarr një fushatë të gjerë me qellim të parandalimit të dukurisë së zjarrvenies e cila në këto dite  mund te jete shume e rrezikshme per shkak te temperaturave te larta.

Policët kanë shpërndarë broshura sensibilizuese me moton “Kujdes, zjarret nuk ndodhin ato shkaktohen” dhe “Zjarrvënia është vepër penale”.

Po ashtu gjatë kontaktit me qytetarët, policët kanë përcjellë mesazhe që në asnjë mënyrë të mos digjen hamulloret, dhe për asnjë arsye tjetër të mos ndizen zjarre, pasi ato nuk mund të kontrollohen dhe paraqesin rrezik si për jetën ashtu edhe për pronën.

Lexo edhe

Video