I zbukuruar me flamuj të Kosovës, ky është vendi ku ekipi kosovar po qëndron në Algjeri – video

I zbukuruar me flamuj të Kosovës, ky është vendi ku ekipi kosovar po qëndron në Algjeri – video

Ekipi kosovar momentalisht gjendet në Algjeri, ku edhe do të jenë pjesëmarrës të edicionit të 19-të të Lojërave Mesdhetare Oran 2022.

Ekipi jonë është sistemuar në Fshatin Mesdhetar në një ndërtesë të veçante, të cilën dje e zbukuruan me flamuj të Kosovës, përcjell KosovaPress.

Në një video të postuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), tani mund të shihet nga afër edhe vendi se ku po qëndron ekipi kosovar, para fillimit të Lojërave Mesdhetare Oran 2022.


Pavarësisht se gjenden në një vend i cili nuk njeh Kosovën si shtet, ekipi kosovar ka bërë të mundur që Orani të sheh nga afër si duket flamuri i Kosovës.

Videon e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video