I vdes mësuesja e parë, Veseli thotë se ajo ishte model emancipimi për shoqërinë

I vdes mësuesja e parë, Veseli thotë se ajo ishte model emancipimi për shoqërinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli ka shprehur ngushëllimet familjes Ymeri me rastin e ndarjes nga jeta të mësueses së tij të parë Kimete Qela-Ymeri.

Ai ka thënë se Kimete Qela- Ymeri ishte model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme.


Postimi i plotë:

Sot jam shumë i pikëlluar, sepse mësuesja ime e parë, Kimete Qela – Ymeri, ka ndërruar jetë. Ky lajm i trishtuar më mërziti pa masë. Ishte njeri i mirë, grua model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme. Ishte frymëzim për mua. Nuk do ta harroj kurrë. Ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve! Pushofsh në paqe, mësuesja ime!

Lexo edhe

Video

error: