I ndërpritet kontrata kompanisë nga veriu “RAD”

I ndërpritet kontrata kompanisë nga veriu “RAD”

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ia ka ndërprerë kontratën për mirëmbajtje të rrugëve kompanisë së Radule Steviq, i cili është në listën e të sanksionuarve nga SHBA-ja.

Lidhur me këtë vendim zëvendësministri, Hysen Durmishi, ka publikuar edhe dokumentin e amandamentimit të kontratës.


“Sot është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten kompanitë “B Corp” dhe “Europa Parters” të cilat së bashku i plotësojnë kriteret e dhënies”, ka shkruar ai.  

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës, në krye të së cilit është Zvonko Veselinoviq, si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë Rosiq, Andrija Zhelko Bojiq, Srgjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Milan Radisavljeviq, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.

Lexo edhe

Video