Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

I mituri me armë në shkollë, i konfiskohet nga policia

I mituri me armë në shkollë, i konfiskohet nga policia

Në vazhdën e angazhimeve policore në fushën e ofrimit të sigurisë në shkolla, në orët e paradites së sotme zyrtarë policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj,  brenda hapësirave të një shkolle të mesme  profesionale kanë hasur në një të dyshuar të  mitur,  tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit “Pistoletë” dhe një karikator pa municion.

Siç bëhet e ditur në komunikatën nga Policia e Kosovës, arma e sekuestruar si provë materiale do t’i kalojë Prokurorisë për procedura të mëtejme.


Në prani të avokatit është intervistuar i dyshuari i mitur R. M., 17 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas  intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ’’Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’’

Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar për parandalimin, identifikimin e gjësendeve të rrezikshme, përfshirë edhe armë dhe mjete tjera që nuk i përkasin procesit edukativo-arsimor në shkolla. 

Lexo edhe

Video

error: