I lidhur me transferim te Arsenali, Mazraoui tregon të ardhmen e tij

I lidhur me transferim te Arsenali, Mazraoui tregon të ardhmen e tij

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Ajaxit Noussair Mazraoui ka treguar se dëshiron të largohet këtë muaj nga gjigandi holandez, raporton “The Sun”.

Deri tani, interesim serioz në Mazraouin ka shprehur skuadra londineze Arsenal, ndërsa në garë për shërbimet e marokenit janë edhe Leeds United e Roma, përcjell KosovaPress.

Kur u pyet se nëse do të rinovonte kontratën e tij me Ajaxin, përgjigja e mbrojtësit 24 vjeçar lë shumë për të dëshiruar për tifozët e gjigandit holandez.


“Kjo është një pyetje tejet e mirë. Unë mendoj që shanset e mija që të vazhdoj qëndrimin tim me Ajaxin janë shumë të vogla, ndoshta 5%”, tha Mazraoui.

“Jam i hapur për një aventurë të re, kam luajtur këtu për 16 vite me radhë, dhe tani mendoj që ka ardhur momenti kur duhet të largohem”, shtoi më tej marokeni.

Që prej daljes nga akademia e Ajaxit dhe hyrjes në formacionin bazë, Noussair Mazraoui ka arritur të bëjë 125 paraqitje për gjigandin holandez, duke regjistruar 10 gola dhe tetë asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video