Hysni Gucati në Kosovë

Hysni Gucati në Kosovë

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka ardhur sot në Prishtinë, për ta vizituar nënën e tij të sëmurë.

Ai është para derisa ka dalë nga spitali i Onkologjisë në Prishtinë.


Gucati është dënuar nga Gjykata Speciale me katër vjet e gjysmë burgim për pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet pjesëmarrjes në grupe, frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të informacionit të fshehtë dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të identitetit dhe të dhënave personale të dëshmitareve të mbrojtur.

Ndërsa është shpallur i pafajshëm për pikën e hakmarrjes.

Lexo edhe

Video