Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni ka vazhduar ditën e dytë të fushatës, duke shpërndarë programin qeverisës te qytetarët.
“Me një pjesë të epikes, sot shpërndamë programin Podujeva Për Të Gjithë✌️
Ky është programi me të cilin do të qeveriset Podujeva në katër vitet e ardhshme!
#LDK160✅”, ka shkruar Hyseni në profilin e tij në Facebook.
Ekrem Hyseni i LDK-së në balotazh që pritet të mbahet më 14 nëntor do të përballet me Shpejtim Bulliqin e LVV-së.