Hyseni prezanton Kopranin: Një afarist i suksesshëm që do të mbështesë sportin

Hyseni prezanton Kopranin: Një afarist i suksesshëm që do të mbështesë sportin

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni ka prezantuar njërin prej kandidatëve për asamble komunale.

Ilir Koprani sipas Hysenit është një afarist i suksesshëm i cili i ka hyrë garës për asamble me të vetmin qëllim që të ndihmojë sportin në komunën e Podujevës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ilir Koprani nga Podujeva është një afarist i suksesshëm.

I diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ai është i dëshmuar në biznes, sidomos në  fushën e hotelerisë brenda dhe jashtë vendit.


Ndërmjet tjerash, Iliri ka përvojë të jashtëzakonshme, si rezultat i punës së tij shumëvjeçare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ai është i mirënjohur edhe tek komuniteti sportiv pasi ishte hendbollist i KH Llapi për disa vite.

Iliri ka organizuar dhe u ka pri shumë aksioneve humanitare në Komunën e Podujevës.

Gjithmonë ka qenë aktivist dhe mbështetës i LDK-së.

Fushat prioritare në të cilat do të angazhohet si asambleist Iliri, përfshijnë mbështetjen për sportin dhe komunitetin e biznesit.

Ai mban numrin 17 në listën tonë!

Lexo edhe

Video

error: