Hyseni i VV-së kritikon ZRrE-në për shtrenjtimin e rrymës, arsyetohet Fejzullahu
Biznes
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Driton Hyseni ka kritikuar drejtuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.

Gjatë raportimit të Bordit të ZRrE-së në Komisionin për Ekonomi, deputeti Hyseni tha se dështimet e performancës së operatorëve KEDS dhe KESCO për vitin 2022 nuk duhet të bëhen barrë për qytetarët me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

“Operatorët kanë dështuar në nominime me kohë dhe prandaj janë gjobitur nuk mund  të vijmë në situatën që të vijmë në shqyrtim të tarifave për shkak të shkelje  dhe mos përformancës së mirë të dy operatorëve gjatë vitit 2022 dhe të vijmë ne në vitin 2023 të kemi një situatë që mos performanca e tyre të jetë  barrë për qytetarët e vendi”, u shpreh ai.

Këtë pretendim të deputetit Hyseni, e ka mohuar kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu. Ai tha se shqyrtimi i jashtëzakonshëm ka ndodhur për shkak të kostos së lartë të importit të energjisë elektrike

Deputeti Hyseni po ashtu tha se sikur të kishin qenë me kohë nominimet për blerje nga ana e operatorëve nuk kish pas nevojë me u fut në zonën ku çmimet janë shumë të larta.

Deputeti Hyseni pyeti po ashtu kryesuesin e Bordit të ZRrE-së, për skenarët tjerë që do t’i aplikojnë në vitin 2023 në rast të vazhdimit të krizës energjetike.

Sipas Hysenit, ZRrE me qejf po e bënë rishqyrtimin e tarifave për ngritjen e tarifave.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), në mbledhjen e cila është paraparë të mbahet sot në orën 15:00, pritet të marrë vendim për tarifat e reja të energjisë elektrike.

https://kosovapress.com/admin/zrre-ja-sot-vendos-per-rritjen-e-tarifave-te-energjise-elektrike/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024