Hyseni i LVV-së: Cërnica është lënë në harresë, ne do ta zhvillojmë

Hyseni i LVV-së: Cërnica është lënë në harresë, ne do ta zhvillojmë

Kandidati i LVV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar një takim me banorë të fshatit Cërnicë, me ç’rast ka prezantuar projektet infrastrukturore.

Ai tha se lënia në harresë nga ana e pushtetit lokal, ka sjellë mungesa të kushteve minimale të jetesës në këtë fshat.

 Premtoi angazhim konkret për zgjidhjen e problemeve në këtë fshat.

Ky është postimi i tij i plotë:


Gjendja në të cilën ndodhet fshati Cërnicë është e papranueshme. Lënia në harresë nga ana e pushtetit lokal, ka sjellë mungesa të kushteve minimale të jetesës.

Nga skanimi i gjendjes dhe bashkëbisedimeve me banorët, kemi konstatuar se ka mungesa në furnizim me ujë të pijshëm, mungesë të kanalizimit të ujërave të fshatit të cilat derdhen dhe ndotin lumin e Cërnicës.

Ndër të tjera qëndrojnë dhe mungesa e çerdheve, e infrastrukturës dhe fushave sportive.

Ne kemi hartuar një plan konkret, të konsultuar nga ekipe profesionistësh, për të tejkaluar vështirësitë që i përjeton sot Cërnica. Për një qeverisje për të gjitha shtresat, për të gjitha fshatrat. Bashkë qeverisim.

Lexo edhe

Video

error: