Hyseni i LDK-së viziton Bashkësinë Islame në Podujevë

Hyseni i LDK-së viziton Bashkësinë Islame në Podujevë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Podujevës, me ç’rast është takuar me kryetarin Mensur Hoti me bashkëpunëtorë.

Përmes një statusi në Facebook, Hyseni ka thënë se prijësit fetarë llapjanë, tradicionalisht kanë luajtur rol të rëndësishëm në proceset që ka kaluar vendi, veçmas viteve të fundit. Andaj do ta kenë mbështetjen time të plotë.

Ky është statusi i tij i plotë:


Gjatë vizitës në Këshillin e Bashkësisë Islame në Podujevë, theksova rëndësinë e bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm për jetësimin e aktiviteteve të përbashkëta në dobi të shoqërisë.

Prijësit fetarë llapjanë, tradicionalisht kanë luajtur rol të rëndësishëm në proceset që ka kaluar vendi, veçmas viteve të fundit. Andaj do ta kenë mbështetjen time të plotë.

Faleminderit kryetarit, Mensur Hoti për mikpritjen!

Lexo edhe

Video

error: