Hyseni i LDK-së: Rinia llapjane do të jetë në fokusin tim

Hyseni i LDK-së: Rinia llapjane do të jetë në fokusin tim

Ekonomia llapjane për tregun evropian, Podujeva digjitale, qendra multi-funksionale për rininë, arsimi i orientuar kah tregu i punës, janë disa nga projektet prioritare që ka kandidati Ekrem Hyseni për rininë llapjane. Ai është zotuar se do të ketë “dyert e hapura” për të realizuar kërkesat e te rinjve llapjanë.

Lidhja Demokratike e Kosovës po garon me Hysenin për Podujevë, ndërkohë ky i fundit në sheshin e qytetit, ka shpalosur programin para të rinjve.

Ai ka shprehur shqetësimin që shumica prej tyre po përfundojnë shkollimin dhe nuk janë pjesë e tregut të punës.

“Është detyrim dhe imperativ i kohës që rinia të shkollohet dhe të edukohet në drejtim të tregut të punësimit. Ne kemi rini të mrekullueshme dhe këtë potencial, që ju të jeni ardhmëri më të mirë. Ne kemi dashur që t’iu hapim derën dhe të bëjmë një program që lë gjurmë afatgjate. Ju jeni e ardhmja e Kosovës. Kemi disa projekte që kemi paraparë për fuqizim të rinisë. Podujeva digjitale është ide edhe të rinjve dhe është diçka që i ka munguar qytetit”, ka thënë ai para të rinjve.

Derisa ka folur për nëntë shtyllat e programit të tij, ka treguar për projektin e qendrës multi-funksionale për rini.


“Do të asistojmë per lidhjen e tyre që të ofrojnë këto shërbime edhe për kompania, që e ardhmja e rinisë të jetë më e lehtë. Përveç qe do të mbani familjen do të jeni edhe e shtyllë e familjes… qendra multi-funksionale është shtëpia e rinisë, kjo ka qenë një nga kërkesat qe e kemi gjetur te rinia. Në Podujevë një shtëpi e rinisë, do të ketë këto funksione: Salla leximi, trajnime; fusha sporti dhe një mix që rinia i do…Për mua është projekti i dytë pas ngrohtores që do shkojnë dyjat bashkë”, u shpreh ai.

Më tej, ka premtuar edhe punë praktike e trajnime të ndryshme.

“Menjëherë do të fillojmë me studimin e fizibilitetit për shtëpinë e rinisë, ndryshe e quajtur- qendra multi-funksionale, theks i veçantë do të jetë përkrahja e të gjitha organizatave rinore që merren me problemet e rinisë dhe këtë mund ta bëjmë qysh nga dita e parë. Arsimi në drejtimin profesional nuk mbahet në vitin e parë sepse aty kemi shumë punë pet të filluar për një drejtim të tillë. Për vitin 2023 do të jetë program në funksional…Kemi nevojë shumë që të punojmë për bursa ndërkombëtare që është një mundësi e artë që shumë të rinj t’i shkollojmë në shkolla që janë me renome botërore. Shkolla do ta ketë borxh që të zbulojë të rinjtë me inteligjencë të jashtëzakonshme dhe me këta dua të merrem personalisht”, u shpreh ai.

Kandidati i LDK-së për Podujevën theksoi se kanë synim të trajnimit të 100 të rinjve pa pagesë në fushën digjitale dhe punësimit të 400 personave.

“Gjatë mandatit 400 persona synojmë që t’i qesim të certifikuar dhe të diplomuar në këtë drejtim. Që do të thotë 400 persona potencial për punësim brenda dhe jashtë Kosovës. Shërbimi i tyre nuk është i kufizuar vetëm në Kosovë. Kompani të mëdha që kanë nevojë për këto shërbime do t’i lehtësojmë kontaktet me ta”, ka shtuar ai.

Kandidati i LDK-së për Podujevën ka premtuar edhe ndërtimin e Spitalit të Podujevës, për çka theksoi se synojnë qe sa më parë të realizohet ky projekt.

Lexo edhe

Video

error: