Hyseni: E kemi nisë këtë fushatë me bindjen se do sjellim një ndryshim historik në Gjilan

Hyseni: E kemi nisë këtë fushatë me bindjen se do sjellim një ndryshim historik në Gjilan

Deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 93,64 përqind të votave. Nga këto rezultate preliminare, kandidati i Vetëvendosjes për të parin e Gjilanit, Alban Hyseni ka marrë 20 mijë e 10 vota, kurse kundërkandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lutfi Haziri mori 19 mijë e 177 vota.

Pas këtyre rezultateve është dekalruar Alban Hyseni duke thënë se fushatën ka filluar me bindes se do të sjellin ndryshimi historik në Gjilan.


Ai është shprehur i sigurt për programet për cka tha se nuk kanë premtuar të pamundurën, dhe se ata nuk premtojnë gjëra të parealizueshmë. Hyseni thekson se nuk kanë premtuar të pamundurën.

“E kemi nisë këtë fushatë me bindjen se do sjellim një ndryshim historik në Gjilan. E ne, ia dolëm. Na motivoi Gjilani i lënë për shumë vitë në harresë, e tash kjo kohë ka marrë fund. Çdo problem që është shkaktu tash e sa vite ka një zgjidhje, e çdo kohe pas lënies në harresë e humbjes së shpresës, i vjen dita e ndryshimit, dita e lulëzimit të fitores së re. Ju e dëshmuat se ndryshimi jeni ju, e vetmja që na duhet tash është durimi që bashkërisht të i ndërtojmë ditët e mira. Jemi të sigurtë në projektet e programet që i kemi, e që bashkë t’ia nisim rrugës për ngritjen  e përfundimin e tyre. Ne nuk kemi premtuar të pamundurën, ne nuk premtojmë gjëra të parealizueshme. Ne kemi premtuar të pamundurën që shohim sot, por që e kthejmë në realitet, me shumë punë e përkushtim. Nuk ka më pritje, tash e tutje të ardhmen e ndërtojmë bashkë. Qeverisja jonë është gjithëpërfshirëse e si e tillë, tash e tutje, bashkëqeverisim në çdo lagje, çdo fshat, për të gjitha moshat, për të gjitha shtresat, për të gjitha komunitetet, për të gjitha bizneset, e mbi të gjitha për të gjithë qytetarët e Gjilanit. Ju, mund të mbështeteni në zanin e ri e udhëheqjen e re që e sollëm bashkë”, ka shkruar Hyseni.

Lexo edhe

Video

4 Comments

Komentet janë të mbyllura.