Hysaj iu drejtohet më këtë mesazh tifozëve të Napolit

Hysaj iu drejtohet më këtë mesazh tifozëve të Napolit

Elseid Hysaj është përfshirë në listën e lojtarëve të Lazios për kampin para-sezonal në “Auronzo di Cadore” dhe më këtë rast u dërgoi një mesazh tifozëve të Napolit, skuadër me të cilin luajti për gjashtë sezone radhazi.

Ish-mbrojtësi i “Partenopei” është bashkuar me ekipin e ri të Maurizio Sarrit përpara sezonit 2021-22 dhe trajneri ka paraqitur një listë të lojtarëve të gatshëm për stërvitjet paraezonale në “Auronzo”, përfshirë Hysaj, por pa Luis Alberto.

27-vjeçari u bashkua me Napolin nga Empoli për 5 milionë euro në gusht të vitit 2015 por u largua nga klubi pasi kontrata e tij skadoi më 30 qershor dhe u largua si lojtar i lirë, përcjellë KosovaPress.

“Iu falenderojë juve tifozë. Ju më bëtë mua dhe familjen time të ndjehemi si në shtëpinë tonë”, shkroi Hysaj në rrjetet sociale në një mesazh për tifozët e Napolit.

“Unë gjithmonë jam përpjekur ta nderoj fanellën, e vetmja gjë për të cilën pendohem është që nuk festova golin tim me stadiumin të mbushur plotë!”.


“Unë do të t’iu mbaj në zemrën time”., ka shkruar Hysaj.

Lista e lojtarëve të Lazios të pranishëm për kampin trajnues Auronzo di Cadore 2021:

Portierë: Adamonis, Alia, Reina, Strakosha

Mbrojtësit: Durmisi, Fares, Hysaj, Lazzari, Luiz Felipe, Marusic, Patric, Radu, Vavro

Mesfushorët: Akpa Akpro, Bertini, Cataldi, Escalante, Jony, Leiva, Milinkovic, Shehu, Troise

Sulmuesit: Adekanye, Caicedo, Raul Moro, Muriqi

Lexo edhe

Video

error: