Hyrjet dhe daljet, QKUK liron qytetarët nga pagesa

Hyrjet dhe daljet, QKUK liron qytetarët nga pagesa

Qytetarët që detyrohen të shkojnë në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës (QKUK), nuk do të bëjnë pagesa në hyrë dhe dalje.

Nga QKUK kanë njoftuar se ushtruesi i detyrës së Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi ka vendosur që të gjitha automjetet e pacientëve dhe përcjellësve të tyre të lirohen nga pagesa e hyrjeve dhe daljeve.


“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka vendosur  të bëjë lirimin e të gjitha laurave në hyrje-daljet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.  Do të lejohen të gjitha automjetet e pacientëve dhe përcjellësve të pacientëve, pa pasur nevojë të bëjnë pagesa”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Vendimi është marrë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 e që n ë këtë mënyrë të bëhet shmangja e kontaktit nëpër laura.

“Vendimin e ka marrë ud. drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, duke u bazuar në situatën e krijuar në vend për shkak të Pandemisë së Covid-19, me qëllim të  parandalimit  dhe shmangies së kontaktit nëpër laura. Sipas të njëjtit vendim, personeli i caktuar për punë në këto pika, do të bartet sipas nevojës për kryerjen e punëve tjera”, përfundon njoftimi.

Lexo edhe

Video

error: