Hungaria shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të luftës në Ukrainë

Hungaria shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të luftës në Ukrainë

Hungaria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të luftës në Ukrainë, e cila hyn në fuqi në mesnatë.

Kryeministri Viktor Orbán shpalli gjendjen e luftës menjëherë pas formimit të qeverisë së tij të re.

“Bota është në prag të krizës ekonomike,” tha Orban, duke përsëritur se Hungaria duhet të qëndrojë jashtë luftës në Ukrainë dhe “të mbrojë sigurinë financiare të familjes”.


“Gjendja e jashtëzakonshme, një mjet i ri i miratuar nga parlamenti më herët të martën, do të hyjë në fuqi në mesnatë dhe do t’i jep qeverisë “hapësirë ​​për manovrim dhe aftësi për të reaguar menjëherë” ndaj pasojave të luftës në Ukrainën fqinje”, tha Orban në një video-mesazh në Facebook.

“Qeveria do të shpallë masat e para urgjente të mërkurën”, shtoi ai.

https://fb.watch/dcTlWDMy5l/

Lexo edhe

Video