Hungaria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën

Hungaria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, ka pritur sot në takim njoftues Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze dhe zëvendës shefin e misionit, Béla Bozsik, me të cilët diskutoi mbi mbështetjen e vazhdueshme që shteti Hungarez ofron për Republikën e Kosovës, përmes projekteve të ndryshme.


Sipas kumtesës qeveritari ambasadori hungarez, potencoi gatishmërinë e shtetit të tij për të ofruar ekspertizë shtesë për Qeverinë e Kosovës në fushën e Integrimit Evropian. Ambasadori Bencze, bëri të ditur që shteti Hungarez mbetet një ndër mbështetësit e fuqishëm që ka Kosova në institucionet e Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Selmanaj falënderoi Ambasadorin Hungarez për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë në procesin e liberalizimit të vizave si dhe në rrugën drejtë integrimit evropian.

Lexo edhe

Video

error: