Hungaria befason Gjermaninë, Anglia mposhtet nga Italia

Hungaria befason Gjermaninë, Anglia mposhtet nga Italia

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Kombeve, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Red Bull Arena”, Kombëtarja e Gjermanisë ka pësuar humbje si vendase me rezultat minimal 1:0 nga Hungaria.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Adam Szalai, i cili e vulosi fitoren e hungarezëve në minutën e 17’, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe Italia, e cila e mposhti në “Giuseppe Meazza” Kombëtaren e Anglisë me rezultat minimal 1:0.

Heroi i italianëve ishte sulmuesi Giacomo Raspadori, i cili vulos fitoren e “Azzurëve” në minutën e 68’ të ndeshjes.

Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme në Ligën e Kombeve.

Liga A

Gjermania 0:1 Hungaria


Italia 1:0 Anglia

Liga B

Bosnja dhe Hercegovina 1:0 Mali i Zi

Finlanda 1:1 Rumania

Liga C

Gjeorgjia 2:0 Maqedonia e Veriut

Bullgaria 5:1 Gjibraltari

Liga D

Estonia 2:1 Malta

Lexo edhe

Video