Humb jetën pasi aksidentohet një çiklist në Prishtinë

Humb jetën pasi aksidentohet një çiklist në Prishtinë

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur të martën e 6 dhjetorit, rreth orës 20:40. Viktima ka ndërruar jetë pas mospërballjes së plagëve të marra.


“Sot rreth orës 20:40  kemi pranuar informatën se në afërsi të Stacionit të Autobusëve, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një biçikletë dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

Ahmeti bën të ditur se Policia e Kosovës ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të aksidentit derisa ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.

Lexo edhe

Video