Humb jetën një person në rrugën Pejë-Rugovë, dyshohet se rrëshqiti në humnerë

Humb jetën një person në rrugën Pejë-Rugovë, dyshohet se rrëshqiti në humnerë

Një person pasi nuk është ndier mirë ka dalur nga vetura për t’u këndellur dhe është ofruar në cep të një shkëmbi nga ku dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë.


rasti ka ndodhur në rrugën rajonale Pejë-Rugovë, në afërsi të tunelit të dytë. Njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit e kanë nxjerr trupin e viktimës nga uji i lumëbardhit ndërsa mjeku ka konstatuar që trupi është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Lexo edhe

Video

error: