Humb energjia e Alonsos për Formula 1: Nuk kam objektiv te qartë

Humb energjia e Alonsos për Formula 1: Nuk kam objektiv te qartë

Fernando Alonso ka pranuar që të bëhet përsëri një kampion i Formula 1 mund të jetë e vështirë pasi zbuloi se ai nuk ka asnjë synim të qartë për rikthimin e tij aktual me Alpinen.

Alonso, i cili fitoi dy tituj me Renaultin në vitet 2005 dhe 2006, u largua nga F1 në vitin 2018 pas një viti të vështirë me McLaren por është tërhequr nga ekipi me bazë në Enstone këtë sezon, përcjellë KosovaPress.

I pyetur se çfarë do të shihte si një rikthim të suksesshëm, ai tha: “Ne të gjithë duam të fitojmë, por ka vetëm një që mund ta bëjë këtë dhe në fund të vitit vetëm një mund të bëhet kampion. Ky është një objektiv i vështirë për tu arritur.”

“F1, dhe sporti në përgjithësi, nuk është saktësisht matematikë ku mund të planifikosh gjërat përpara. Ju thjesht përpiqeni ta bëni sa më të këndshëm, udhëtimin tuaj.”.


“Në të njëjtën kohë, ju punoni shumë për të dhënë rezultate dhe për të arritur ato ëndrra që keni në kokën tuaj.”, vazhdoi Alonso.

“Unë jam duke u përpjekur ta bëj këtë rikthim sa më të mirë në përpjekjen për të fituar gara dhe për të qenë sa më konkurrues që të jetë e mundur, por jo me një objektiv të qartë.”

“Ajo që unë dua të bëj është të provoj veten time, të përpiqem të ndihmoj ekipin në këtë moment të rëndësishëm të këtij tranzicioni nga Renault në Alpine dhe të ardhmes së madhe që unë mendoj se ka.”

“Unë jam këtu për të ndihmuar ekipin me përvojën dhe njohuritë që kam grumbulluar në vite dhe për të futur vrullin në ekip për të vazhduar nga 2022 dhe më tutje.”, tha në fund Alonso.

Lexo edhe

Video

error: