Hulumtimet: Doza e tretë Pfizer, 95.6 për qind efektive

Hulumtimet: Doza e tretë Pfizer, 95.6 për qind efektive

Doza e tretë e vaksinës antiCOVID-19 e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech është 95.6 për qind efektive kundër formave simptomatike të sëmundjes, tregoi një studim nga dy laboratorë.

Prova klinike e fazës së tretë, e kryer me 10.000 njerëz mbi moshën 16-vjeç, tregoi një “efikasitet relativ prej 95.6 për qind” dhe një “profil të favorshëm sigurie”, thuhet në deklaratë.

Rezultatet u mirëpritën nga kryeshefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Burla.

Pas dozës së parë të Johnson dhe Johnson, një dozë shtesë e Modern ose Pfizer është më efektive


Të anketuarit ishin mesatarisht 53-vjeç. Rezultatet do t’i dorëzohen rregullatorëve sa më shpejt të jetë e mundur.

Disa vende kanë miratuar administrimin e dozës së tretë të vaksinës sepse testet kanë treguar që mbrojtja bie pas disa muajsh.

Agjencia Amerikane për Zbatimin e Drogës (FDA) rekomandon një dozë të tretë nga fundi i shtatorit për disa grupe të rrezikut si ata mbi 65-vjeç.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi dozën e tretë të vaksinës Pfizer për personat mbi 18-vjeç në fillim të tetorit dhe shtetet anëtare mund të përcaktojnë se cilat grup-mosha do ta marrin atë.

Në Izrael, doza e tretë jepet nga 12 vjet, pesë muaj pas vaksinimit.

Lexo edhe

Video

error: