Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Mustaf Abazi tregon se si afarist në diasporë kanë bërë përpjekje të sjellin investime të huaja në Kosovë, por sipas tij, këtu ka pasur “një qeverisje që gjatë rrugëtimit tonë ka thënë se në vendin tonë do të ketë luftë, do të ketë jostabilitet”.
“Shikoni, ne kemi tentuar të sjellim investime të huaja këtu, dhe kemi pasur një qeverisje që gjatë rrugëtimit tonë ka thënë se në vendin tonë do të ketë luftë, do të ketë jostabilitet. Unë nuk besoj se ka biznesmenë, madje as ne që jemi afaristë në diasporë edhe ne nuk jemi të interesuar të investojnë paratë e tona në një vend që nuk ka siguri. Si t’i sjellim ne miqtë tanë për investime këtu? Unë kam sjellë gjatë kësaj periudhe dy biznese jashtëzakonisht të mëdha me të cilat i kemi vizituar Kosovën. Njëra prej tyre, nuk kemi mundur ta gjejmë tregun në fushën e Asparagusit ku kemi mbjellë 20 hektarë si test dhe kemi marrë mbi 1000 hektarë tokë. Atje kemi mundur të gjejmë treg, por këtu nuk kemi pasur mundësi, pasi parcelat tona janë zakonisht të ndara në pjesë të vogla dhe nuk kemi pasur vende me hapësira të mëdha”, thënë Mustafa.
Artikull i sponsorizuar