Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë

Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë

Ish-kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj ka vizituar në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin Kadri Veseli.


Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Thaçi dhe Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku dhe nuk i ka parë asnjëherë më parë më të vendosur për të fituar edhe betejën në Hagë.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krerëve të UÇK-së. Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës! Vizitë në Hagë bashkë me Shaqir Totaj, kryetarin e Prizrenit dhe Kujtim Gashin, nënkryetarin e Nehat Elshanin”, ka shkruar Hoxhaj.

Lexo edhe

Video