Hoxhaj: Vendi po hyn në një fazë të re të jostabilitetit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në seancën e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Kurti 2, i ka thënë kandidatit për kryeministër Albin Kurtit se e ka detyrë të jetë kryeministër i gjithë qytetarëve dhe të krijojë stabilitet në vend, por qasja për ta zgjedhur sot qeverinë pa e zgjedhur presidentin po tregon se vendi po hyn në një fazë të re të jostabilitetit dhe për një gjë të tillë barrën duhet ta bartë vet ai.

Hoxhaj në seancën e jashtëzakonshme ku pritet të votohet Qeveria Kurti 2, tha se vitin e kaluar kanë parë dy Qeveri, atë të Kurtit dhe Hotit, por gjithashtu kanë parë se të dyja ishin qeveri të papërgjegjshme, të paafta dhe të pa plan për të adresuar sfidat e brendshme dhe të jashtme.

Duke komentuar ekspozen e Albin Kurtit, Hoxhaj Sipas tij, në një kohë pandemie dhe pasigurie, më shumë dominuan pasionet e Kurtit .

“Nuk pashë plane konkrete kur mund të sigurohen vaksinat dhe kush mund ti sjell vaksinat, si mund të ndodh vaksinimi i popullatës në një kohë pandemie, nuk dëgjova një politikë të fort ekonomike, e cila do të duhej ti adresonte problemet e pandemisë, nuk e pash arsimin si një projekt i zhvillimit individual dhe kolektiv, çka kamë prit që do të duhej ta shihja dhe nuk e pash politikën e jashtme si një orientim strategjik se si do të dukej Kosova gjatë viteve të ardhshme“, tha Hoxhaj.


Ai tha se në këtë kuvend është ushtruar dhunë, derisa

“Pritja që vërtet të thotë se ne nuk do të vazhdojmë dialogun pa kërkuar falje Serbia dhe pa u gjet i pagjeturi i fundit, pritja që do të thotë diçka për asociacionit, sepse asociacioni ka qenë një temë që në e ka sjell këtë vend buzë një lufte qytetare, nuk dëgjova asgjë për marrëveshjen e Uashingtonit dhe në këtë foltore patë dal që pretendonte që thikat janë mbi hartën e Kosovës“, tha Hoxhaj.

Hoxhaj tha se është detyrë e Kurtit që të jetë kryeministër i gjithë qytetarëve dhe të krijojë stabilitet në vend.

“Qasja për ta zgjedhur sot qeverinë pa e zgjedhur presidentin po tregon se vendi po hyn në një fazë të re të jostabilitetit dhe për një gjë të tillë barrën e keni ju. Ne si PDK jemi në sallë që të votojmë kundër jush si përmbajtje, si program dhe si përbërje, por edhe si qasje dhe këtë rol do ta iushtrojmë edhe në të ardhmen“, tha ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: