Hoxhaj takon degët e PDK-së në Skënderaj dhe Drenas, i falënderon për angazhimin

Hoxhaj takon degët e PDK-së në Skënderaj dhe Drenas, i falënderon për angazhimin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka nisur një tur vizitash nëpër të gjitha degët e PDK-së në Kosovë për t’i falënderuar për angazhimin e palodhshëm në zgjedhjet e fundit. Kështu thuhet në një postim në faqen e PDK-së në Facebook.


Hoxhaj takimet i ka filluar në Skënderaj dhe Drenas, ku ka takuar anëtarët dhe kryesitë e degëve, me të cilët ka diskutuar për punën që e pret Partinë Demokratike të Kosovës tutje.

“Kryetari Hoxhaj është shprehur mirënjohës për punën dhe angazhimin e tyre të pa ndalur për PDK-në dhe për Kosovën.”, thuhet në postimin e PDK-së.

Lexo edhe

Video

error: