Hoxhaj: S’ka njohje sepse politika e jashtme në Kosovë s’ka qenë prioritet për qeverinë

Hoxhaj: S’ka njohje sepse politika e jashtme në Kosovë s’ka qenë prioritet për qeverinë

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti për dështim në sigurimin e njohjeve të reja.

Ai ka thënë se politika e jashtme për qeverinë aktuale nuk ka qenë prioritet.


“Rënia e njohjeve të pavarësisë ka ndodhur sepse politika e jashtme nuk ka qenë prioritet i qeverisë. Kemi diplomatë shumë të përgatitur, por njohjet nuk kanë qenë prioritet i kësaj Qeverie”, ka thënë Hoxhaj për Top News, në emisionin Zona Zero. 

Ai ka shtuar se Kosova nuk duhet të heqë dorë nga njohjet dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare. 

Lexo edhe

Video