Hoxhaj nuk kandidon për kryetar të PDK-së: Konventa e 3 korrikut kapitull i ri për partinë

Enver Hoxhaj nuk do të jetë kandidat për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës. Ish ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së tha se do ta mbështesë lidershipin e ri që del nga zgjedhjet e 3 korrikut, derisa tha se nga e shtuna PDK-ja do të hap një kapitull të ri që do ta shënojë rikthimin si partia më e madhe në vend. 

Hoxhaj në një konferencë për medie tha se ka pritur që të kenë më shumë kandidatë për kryetar të partisë.

“Unë nuk  jam kandidat për kryetar të PDK. Kjo nuk është ikje nga gara, nuk është ikje nga përgjegjësia, nga puna e as përkushtimi. Por vendimi im është vendimi më i mirë që kam marrë. Ky vendim mund të bashkoj forcon dhe ta rrisë unitetin brenda përbrenda PDK. Kam shpresuar që do të ketë shumë më shumë kandidatë në garë dhe të jetë gara më e gjallë. Por të shtunën ne do ta kemi një kryetar i cili do të jetë edhe bartësi në fazën e re të partisë”, tha ai.


Krahas kësaj, Hoxhaj drejtimin e partisë duhet ta merr gjenerata e re e politikanëve që ta hap partinë dhe modernizojë atë.

“Në thirrjen e konventës unë kam synuar që të përgatis PDK që një gjeneratë e re të merr përgjegjësinë dhe drejtimin e partisë. Si një njeri i shkolluar në perëndim çdo herë kam  besuar dhe besoj fortë që gjenerata e re e politikanëve mund ta bëjë ndryshimin në PDK. Ndërsa detyrë e jona si lidership është që mbështesim liderhipin që del nga konventa  e 3 korrikut…PDK-ja ka nevojë që të hapet të ndryshojë, të reformohet dhe modernizohet. Kjo duhet të ndodh sa në planin konceptual, aq edhe organizativ dhe përmbajtjesor. Nga e shtuna PDK-ja hap një kapitull të ri. Ky kapitull duhet të shënojë rikthimin e PDK-së si parti më e madhe nacionale në vend. Unë do të vazhdojë të jem pjesë e këtij rrugëtimi”, tha ai.

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konventën zgjedhore ditën e shtunë më 3 korrik. Deri tash është zyrtare është vetëm kandidatura e Memli Krasniqit për kryetar të partisë.

Lexo edhe

Video

error: