Hoxhaj në Mejë: Sot është ditë zie për Kosovën

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, tha se sot është ditë  dhimbje dhe zie për Kosovën, meqë është dita e të pagjeturve. Ai pas homazheve në Mejë theksoi se gjithë martirët e rënë janë pjesë e një politike të shfarosjes. 

“Lirinë që e gëzojmë sot, pavarësinë që e gëzojmë sot dhe shtetin sovran dhe të pavarur është një arritje dhe një ndërte politike, e cila është e ndërtuar mbi themelet e sakrificës së martirëve të Mejës dhe të martirëve dhe dëshmorëve kudo në Kosovë. Nuk ka pjesë të vitit e cila është më e vështirë dhe më e rëndë, jo vetëm për familjarët në Mejë por për çdo familje në Kosovë, por janë edhe muajt e krenarisë dhe çlirimit në Kosovë”, shtoi ai.


Hoxhaj shtoi se Serbia ka përgjegjësi politike, morale dhe legale për masakrën në Mejë dhe për gjitha masakrat tjera në Kosovë.

Në vendin e quajtur “Reka”, ushtria jugosllave, policia dhe njësia paraushtarake serbe vranë më shumë  se 370 civilë. 36 viktima ishin nën 18 vjeç. Ndërsa,  13 persona ende llogariten të zhdukur.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.