Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Hoxhaj: Modeli ekonomik i Vetëvendosjes do të thotë rritje të taksave

Hoxhaj: Modeli ekonomik i Vetëvendosjes do të thotë rritje të taksave

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me bizneset e shoqatës “Esnaf“, në Prizren. Para tyre, ai ka prezantuar planin e rimëkëmbjes, ku ka thënë se ndihma për sektorin privat është prioritet.

Partia Demokratike e Kosovës, Hoxhaj ka thënë se ndër vite sektorin privat e ka pasur partner dhe me të njëjtën qasje ai tha se do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të tij në krye të qeverisë së vendit.

Ai ka theksuar se për PDK-në, Prizreni është kryeqyteti ekonomik i Kosovës dhe këtë qytet duan ta kthejnë në një qendër të madhe të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Në këto zgjedhje ka dy persona që garojnë për t’u bërë kryeministër, jam unë dhe Albin Kurti dhe ka dy modele ekonomike të cilat mund të krijohen në Kosovë. Modeli i parë është modeli jonë që parasheh lehtësira fiskale për bizneset dhe kemi politikë të qartë fiskale se çka do të bëjmë për bizneset. Modeli jonë parasheh mbështetje institucionale për bizneset dhe jemi të interesuar që ta bëjmë një gjë të tillë dhe parasheh mbështetje të mirëfilltë në formë të granteve, ne mendojmë që duhet të ketë një fond rreth 500 milionë euro që në formë të granteve do t’iu ndahet të gjithë atyre bizneseve të cilët janë goditur për shkak të pandemisë. Grantet janë para të gatshme të cilat nuk i kthehen asnjëherë qeverisë po ndihmojnë zhvillimin e biznesit dhe në raport me këtë model ekonomik i cili është i interesuar juve t’iu mbështet me politika konkrete fiskale, me mbështetje institucionale, me subvencione e keni një model të dytë me të cilin garojnë të tjerët dhe ai nënkupton rritje të taksave”, tha ai.


Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza, para tyre shpalosi planin e rimëkëmbjes, ku tha se prioritet i tyre është ndihma për bizneset që janë dëmtuar nga pandemia.

Hamza tha de kontribuesi më i madh në ekonominë e vendit është sektori privat, për çka tha se duke e zhvillur këtë sektor rritet ekonomia e vendit.

“Përveç këtij fondi kemi parapa që të bëhet subvencionimi i normave të interesit, se po e dimë që edhe kamatat po janë kosto për biznesin. Subvencionimi i normave të interesit për të gjitha ndërmarrjet prodhuese, përpunuese, shërbyese që kanë qëllim të eksportit. Përtej normave të interesit të gjitha kompanitë që paguajnë tatim në fitim të korporatave, punësojnë deri në nivel të caktuar dhe bëjnë deri në një nivel investime norma e tatimit në fitim në korporata të përshkallëzohet 8, 7, 5 edhe 0. Të gjithë ata punëdhënës që pagën mesatare të të punësuarve të vet e bëjnë 500 euro shteti ua zvogëlon normën e tatimit në fitim të korporatave prej 10 në 5”, tha ai.

Hamza tha se me planin e tyre do të ketë rritje të kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive deri në 100% për të mbështetur apo për të garantuar projekte të ndryshme investuese në shumë prej 100% për bizneset. Po ashtu, ai tha se do të rregullohet çështja e trajtimit të Hipotekave dhe e lartësisë së hipotekës që vendosen të merren për kredi.

Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Prizren ka zhvilluar një vizitë edhe tek kompania prodhuese Abi dhe ka vizituar bizneset në Abi Qarshia.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: