Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Hoxhaj: Menaxhimi i pandemisë të marrë drejtimin e duhur

Hoxhaj: Menaxhimi i pandemisë të marrë drejtimin e duhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), prej ku uroi muajin e shenjtë të Ramazanit. Ai tha se presin që menaxhimi i pandemisë të marrë drejtimin e duhur nga Qeveria e Kosovës.

Ai shprehu bindjen e tij se qytetarët do të respektojnë masat anti-COVID edhe gjatë këtij muaji.

Hoxhaj, në emër të PDK-së uroi edhe myftiun Naim Tërnava, duke i dëshiruar agjërim të lehtë atij dhe gjithë qytetarëve.


“Për mua ishte një kënaqësi e veçantë ta takoj dhe të bisedoj me myftiun Tërnava, t’i uroj muajin e shenjtë të Ramazanit. Biseduam edhe për tema tjera, për pandeminë. Ne besojmë se qytetarët duhet t’i respektojnë masat edhe gjatë kësaj kohe meqë shëndeti i tyre është shumë i rëndësishëm. Shpresojmë që kjo temë të marr drejtimin e duhur përmes menaxhimi të mirë që presim të ndodhë nga Qeveria e Kosovës”, tha ai.

Myftiu Naim Tërnava shprehu mirënjohje ndaj Hoxhajt për vizitën e sotme, teksa bëri të ditur se kanë biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit për një të ardhme sa më të mirë të vendit.

Lexo edhe

Video

error: