Hoxhaj: Ka vite që Serbia e përdor shitjen e armëve si mjet në politikë të jashtme

Hoxhaj: Ka vite që Serbia e përdor shitjen e armëve si mjet në politikë të jashtme

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia ndër vite e ka përdorur shitjen e armëve si një mjet të politikës së jashtme. 

Kështu Hoxhaj ka shkruar përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, në të cilin shpërndau edhe artikullin e hulumtimit të Amnesty International, të cilët javën e kaluar kanë treguar se Serbia po i furnizon me armë organizatat terroriste.


“Serbia ndër vite po përdor shitjet e armëve si një mjet të politikës së jashtme. Sot në të gjithë Afrikën dhe pjesët e tjera të botës armët serbe janë në duart e organizatave terroriste dhe diktatorëve që i përdorin ato kundër qytetarëve të pafajshëm”, ka shkruar Hoxhaj.

Lexo edhe

Video