Hoxhaj: Greva e minatorëve shërbeu për ndërgjegjen e shqiptarëve drejt lirisë
Lexohet për: 1 min.
hoxhajj
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se 35 vjet më parë, greva e minatorëve të Trepçës u bë hallka e parë vendimtare në zinxhirin e ngjarjeve për mbrojtjen e Kosovës nga hegjemonia serbe.

Deputeti i PDK-së, Hoxhaj ka shkruar në Facebook se greva e minatorëve para 35 vitesh, shërbeu si ngjarje kyçe për ndërgjegjen e shqiptarëve drejt lirisë.

“Greva e minatorëve para 35 vitesh, më 20 shkurt e vitit 1989, sot tregon se ishte vullneti politik dhe jo struktura e një regjimi që përcakton stabilitetin. Kjo ngjarje u bë hallka e parë vendimtare në zinxhirin e ngjarjeve për mbrojtjen e Kosovës nga hegjemonia serbe. Si e tillë, e përcaktoi fatin e pashmangshëm të vdekjes së shtypjes serbe e jugosllave. Ajo shërbeu si ngjarje kyçe për ndërgjegjen e shqiptarëve drejt lirisë”, ka shkruar në Facebook Hoxhaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024