Hoxhaj: Gjermania dhe Franca do duhej të shqetësoheshin për mosliberalizimin e vizave për Kosovën

Hoxhaj: Gjermania dhe Franca do duhej të shqetësoheshin për mosliberalizimin e vizave për Kosovën

Ish-ministri i punëve të Jashtme, njëherësh deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar Francën dhe Gjermaninë, të cilat sipas tij nuk janë shqetësuar shumë për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Duke komentuar deklaratën e këtyre dy shteteve për nisjen sa më parë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hoxha ka thënë se Franca dhe Gjermania është dashur ta marrin me shqetësim faktin se si kosovarët ende nuk kanë marrë liberalizimin e vizave, edhe pse Kosova ka kohë që ka plotësuar të gjitha kushtet e dhëna nga Bashkim Evropian.

Ky është statusi i plotë i Hoxhajt në Fcb:


Franca dhe Gjermania është dashur ta marrin me shqetësim faktin se si kosovarët ende nuk kanë marrë liberalizimin e vizave, edhe pse Kosova ka kohë që ka plotësuar të gjitha kushtet e dhëna nga Bashkim Evropian.

 

Porosia e tyre që të nisë menjëherë dialogu Kosovë -Serbi dhe njohja e ndërsjellë e dy shteteve është çështje vërtetë aktuale dhe e rëndësishme. Por, po aq aktuale dhe e rëndësishme është pritja shumëvjeçare dhe angazhimi i Kosovës që të përmbushë të gjitha kriteret për t’u bërë pjesë e bashkësisë së shteteve, në të cilën përket edhe ashtu gjeografikisht, si orientim politik por edhe si trashëgimi e afërsi shpirtërore e kulturore. Do të doja që ministrat e jashtëm të këtyre dy vendeve të kërkonin të liberalizohet lëvizja e qytetarëve të Kosovës, e drejtë kjo që normalisht do të duhej t’i takonte të gjithë qytetarëve evropianë, pa i selektuar.

Lexo edhe

error: