Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Hoxhaj e nis fushatën në Mitrovicën Veriore, zotohet për kthimin e shqiptarëve në këtë pjesë të vendit

Hoxhaj e nis fushatën në Mitrovicën Veriore, zotohet për kthimin e shqiptarëve në këtë pjesë të vendit

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të PDK-së nga Mitrovica, ka qëndruar sot në veri të këtij qyteti.

Ai ka premtuar mbështetje politike, shtetërore dhe financiare, punësim dhe kthim të shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës, sepse synimi i PDK-së është që çdo shtëpi në veri të rindërtohet.

“Dua që të siguroj që jemi të gatshëm që në ditët e para ta marrim një vendim që të ndajmë një fond për vazhdimin e rindërtimit të shtëpive një simbol dhe një punë që e ke nisur personalisht ti dhe një fond i cili do të ndikojë në rritjen e numrit të të punësuarve në këtë pjesë të Kosovës. Dhe, së treti një fond, i cili do të jetë në dispozicionit tuaj që të kthehen ata të cilët do të duhej të kthehen në veri të Mitrovicës dhe në veri të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.


Ai ka thënë se sot është ditë simbolike, meqë në vitin 2000 ka ndodhur një masakër, ku janë vrarë 10 shqiptarë dhe janë plagosur 25 shqiptarë.

Hoxhaj ka shtuar se kjo masakër tregon për shpërnguljen e dhimbshme, e cila ka ndodhur para syve të bashkësisë ndërkombëtare pas përfundimit të luftës në Kosovë. E që dy dekada pas, ai tha se askush nuk është gjykuar dhe dënuar, përderisa liderët e UÇK-së në mënyrë të padrejtë po ballafaqohen me Gjykatën Speciale në Hagë.

“Së bashku me mikun tim Bedri Hamzën dhe gjithë kandidatët për deputetë, ne jemi këtu që të ju themi juve baba Ali që t’ju themi që jeni simbol i qëndresës se si shqiptarët kanë qëndruar historikisht në Kosovë dhe në trojet shqiptare dhe që do ta keni mbështetjen politike, shtetërore dhe financiare që këtu të ketë sa më shumë kthim të shqiptarëve, sa më shtëpi të reja të ndërtuara dhe sa më shumë punësim”, ka shtuar ai.

Hoxhaj nga veriu ka nderuar edhe veprën ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, për të cilin tha se është shembull i politikanit dhe njeriut që iu përkushtua atdheut dhe profesionit si mjek.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: