Hoxhaj: Draft-asociacioni i Ramës është hap i duhur, të ketë mbështetjen në Kosovë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj deklaroi sot se draft-asociacioni i kryeministrit Edi Rama duhet ta ketë mbështetjen në Kosovë. Ai tregoi se e ka parë propozimin në fjalë, veçse refuzoi ta komentojë të njëjtin. Hoxhaj e quajti të drejtë, të duhur dhe të domosdoshëm hapin e Shqipërisë në tejkalimin e situatës aktuale në vend.

Sipas tij, Kosova është në një fazë kritike dhe se situata në veri nuk tregon për fuqizim të sovranitetit të vendit.

Hoxhaj u shpreh se Kurti duhet t’u thotë po tri kërkesave të partnerëve.

Hoxhaj potencoi se me këtë propozim, Rama po bën përpjekje për t’i përmbushur interesat e Kosovës.


Ai refuzoi ta komentojë propozimin e draft-statutit të kryeministrit Edi Rama, veçse shprehu mbështetjen për këtë iniciativë.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se kjo iniciativë duhet ta ketë mbështetjen e Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj shtoi se drafti i propozuar nga Rama është hap i duhur dhe i drejtë.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Ndryshe, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka deklaruar se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe te presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët. Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij, pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi./Sh.Pajaziti

Lexo edhe

Video