Hoxhaj dënon ashpër sulmin terrorist në Kabul

Hoxhaj dënon ashpër sulmin terrorist në Kabul

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Kabul, ku ka thënë se është thelbësore që forcat e SHBA-së dhe aleatët të mund të bëjnë punën e tyre në mënyrë të sigurt për të mbështetur evakuimin e civilëve nga Afganistani.


Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se dënon ashpër sulmin e tmerrshëm terrorist në Kabul dhe u dëshiron shërim të shpejtë të plagosurve.

“Dënojmë ashpër sulmin e tmerrshëm terrorist në Kabul. Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e të vrarëve dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të plagosurve. Është thelbësore që forcat e SHBA-së dhe aleatët të mund të bëjnë punën e tyre në mënyrë të sigurt për të mbështetur evakuimin e civilëve nga Afganistani.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Lexo edhe

Video

error: