Hoxhaj: Ballkani i Hapur, rezultat i dështimit të BE-së për t’u zgjeruar në Ballkanin Perëndimor

Hoxhaj: Ballkani i Hapur, rezultat i dështimit të BE-së për t’u zgjeruar në Ballkanin Perëndimor

Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, deklaroi sot se Qeveria e Kosovës nuk po ndërmerr hapa në drejtim të forcimit të bashkëpunimit rajonal.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës tha se qeveria aktuale nuk po tregon as interesim për të arritur marrëveshje për njohje të ndërsjellë Kosovë- Serbi.

“As nuk po shoh mbështetje për Procesin e Berlinit, me sa e di unë janë dy-tre marrëveshje të cilat nuk janë nënshkruar për shkak të fusnotës, nëse e kam gabim kolegët nga Qeveria mund ta demantojnë, por as nuk po e shoh një mendim të plotë për “Ballkanin e Hapur””, tha Hoxhaj.


Duke folur për “Ballkanin e Hapur”, Hoxhaj tha se kjo iniciativë është si rezultat i dështimit të BE-së që të zgjerohet drejt Ballkanit Perëndimor.

“Kur për herë të parë është prezantuar ideja e ‘minishengenit’ më 10 tetor të 2019 mes Shqipërisë, Maqedonisë se Veriut dhe Serbisë, unë e kam parë reagimin e kryeministrit Edi Rama dhe të Zoran Zaevit vetëm si një reagim në dështimin evropian për ta shtyrë përpara zgjerimin. Ideja e “Ballkanit të Hapur” është pasojë e dështimit të Evropës për të shtyrë përpara zgjerimin në Ballkan. Pra nëse Ballkani nuk mund të zgjerohet drejt Evropës këto vende kanë interes që ta zgjerojnë tregun”.

Hoxhaj tha se mungesa për përfaqësimin e drejtë në Ballkanin e Hapur është frika legjitime e PDK-së që lidhet me këtë iniciativë.

“Prej vitit 2013 kur Kroacia është anëtarësuar në BE, Ballkani është në ‘status quo’, çka bën kur je në qeveri dhe ke një situatë të ‘staus quo’-s, kur je në politikë ‘status quo’-ja është e gjallë dhe kur është e gjallë gjërat ose degradohen ose avancohen dhe ndjekë një politikë të hapave të ndërmjetëm dhe nga perspektiva e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ata po ndjekin një politikë të hapave të ndërmjetëm për bashkëpunim ekonomik. Frika jonë legjitime është mungesa e përfaqësimit të drejtë. Unë nuk di një kryeministër të Kosovës që është ulur me Edi Ramën dhe t’i thotë Edi Ramës si e sheh ti “Ballkanin e Hapur” dhe si e shohim ne “Ballkanin e Hapur”, a flasim shtruar? Nuk e di që ka pasur takime të mirëfillta për të diskutuar për një temë të tillë”, tha Hoxhaj.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.