Hoxha: Nagavci dhjetë ditë para fillimit të vitit shkollor hoqi dorë nga obligimi ligjor

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha deklaroi se nga fillimi i qeverisjes aktuale, mësimi po fillon mbrapsht. Ajo theksoi se mbi 220 mijë nxënës po i vuajnë pasojat e dështimit të qeverisë, siç theksoi ajo, për të siguruar falas tekstet shkollore. Deputetja Hoxha shtoi se këtë vit nuk ka as kushte themelore për mësim.

Gjatë debatit parlamentar për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024, Hoxha theksoi se qeveria për të mbuluar këtë dështim, në momentet e fundit improvizoi një zgjidhje tjetër.

Teksa ka aluduar në abuzime, Hoxha tha se situata me tekstet shkollore ka të bëjë me keqpërdorimet. Ajo shtoi se në këtë proces është shkelur edhe ligji për ndarjet buxhetore.


Sipas saj, prindërit do të detyrohen të blejnë librat për fëmijët e tyre me çmim më të lartë.

Më tej, gjatë deklarimit të saj tha se shkollat e Kosovës tash e tri vjet po e nisin vitin e ri shkollor mbrapsht.

Ajo u shpreh se një standard i tillë i cili u krijua para sa kohësh, ishte mirëpritur nga prindërit dhe familjet në Kosovë. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Lexo edhe

Video